
Barcelona u mposht 4-3 në gjysmëfinalen e dytë nga Interi në “San Siro”, me katalanasit që i japin lamtumirën këtij kompeticioni.
Bashkë me eliminimin tashmë u ka ikur edhe mundësia për të fituar tripletën këtë sezon dhe pas sfidës ka folur Lamine Yamal. Talenti spanjoll ka theksuar se këtë trofe do ta sjellë me patjetër në Barcelonë dhe këtë premtim do ta mbajë.
“Nuk do të ndalemi derisa ta vendosim këtë klub aty ku i takon: në majë. Do ta mbaj premtimin tim dhe do ta sjell këtë trofe në Barcelonë… dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë.
Dhamë gjithçka, këtë vit nuk u bë, por do të rikthehemi në nivelin tonë më të mirë, mos keni asnjë dyshim për këtë.
E diela është një tjetër finale, të gjithë duhet të jemi së bashku. Visca el Barça, Culers”, ka përfunduar 17-vjeçari.