Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Interi kërkon përmbysjen e MADHE, trajneri Chivu zbulon titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Interi kërkon përmbysjen e MADHE, trajneri Chivu zbulon
Inter - Bodo/Glimt

Në orën 21:00 do të nisin 3 ndeshjet e Champions League, faza e 1/16-ave. Interi pas humbjes së “turpshme” 1 – 3 kundër Bodo/Glimt në Norvegji do kërkojë përmbysjen e madhe.

Zikaltërve i nevojitet fitorja me 3 gola diferencë për të avancuar në fazën tjetër, aspak e lehtë ndaj një rival të “hidhur” si Bodo/Glimit.

“Arma” kryesore e Interit në sfidën e sotme është stadiumi “San Siro”, aty ku pritet të jetë i mbush plotë me tifozë. Trajneri Cristian Chivu nuk ka hequr dorë as në këtë ndeshje prej modulit 3-5-2.

Në majë të sulmit qëndrojnë dyshja Thuram – Esposito, teksa Lautaro Martinez është i dëmtuar. Në dy sfidat e tjera të po të njëjtës orë, Leverkuesn pret Olympiacos, ndërsa “Aspirinat” e fituan ndeshjen e parë në Greqi 2 – 0, kurse Newcastle – Qarabag pritet të jetë formalitet. “Qymurxhinjtë” triumfuan thellë në Kazakistan, 6 – 1, ndërsa në “letër” nuk pritet të ketë befasi.   

Interi kërkon përmbysjen e MADHE, trajneri Chivu zbulon
 
Interi kërkon përmbysjen e MADHE, trajneri Chivu zbulon
 
Interi kërkon përmbysjen e MADHE, trajneri Chivu zbulon
 

 

Poll

Lexo gjithashtu