
Juventusi u mposht nga Real Madrid në “Santiago Bernabeu” mbrëmjen e djeshme. Madrilenët triumfuan 1-0 me gol të Jude Bellingham, duel i vlefshëm për Champions League.
Pas kësaj disfate ka folur Igor Tudor. Timonieri i italianëe ka theksuar se skuadra e tij meritonte 1 pikë dhe nga Spanja largohet me keqardhje. Është mjaft i zhgënjyer dhe gjithçka ishte për të ardhur keq.
“Nuk e kam parë përsëri ende. Por ndoshta do të zemërohem… . Largohemi nga Bernabeu me keqardhjen që nuk kemi marrë asnjë pikë të vetme. Ne padyshim që e meritonim një gol. Djemtë janë të zhgënjyer sepse mendojnë se e meritonin të paktën barazimin. Është për të ardhur keq që nuk e vumë asnjë top në rrjetë. A i mungojnë këtij ekipi liderë? Të gjithë duhet të jenë liderë, gjithmonë”, ka theksuar Tudor.