Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

I mori “zvarrë” lojtarët e Realit në mes të Madridit, Olise i jep “goditjen” e radhës presidentit Perez dhe “Galaktikëve”

Shkruar nga NEWSPORT
I mori “zvarrë” lojtarët e Realit në mes të
©Goal.com Michael Olise

Sulmuesi i djathtë Michael Olise, rezultoi fantastik kundër Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, teksa Bayern Munich fitoi ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League me shifrat 2 – 1.

Kjo paraqitje mustruoze nga francezi, bëri që presidenti Florentino Perez ta vendos në krye të listës së lojtarëve që dëshiron te Reali për merkaton e verës.

Olise është pyetur para ndeshjes së dytë karshi “Galaktikëve” për idhullin e tij, ndërsa u përgjigj: “Idhulli im kur isha fëmijë ka qenë Lionel Messi. Jam rritur duke parë ndeshjet e tij. Për mua është lojtari më i madh i të gjithë kohërave”.

Kjo deklaratë vjen “goditje” për presidentin Perez dhe shpresat që Real Madrid mund të firmos me anësorin transalpin. Olise ka kontratë me Bayern Munich deri në verën e vitit 2029-të, ndërsa sipas “Transfermarkt” vlen 140 milionë euro.   

Poll

Lexo gjithashtu