Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Humbja ndaj Monacos, Hansi Flick nuk e bën dramë: Kemi edhe 7 ndeshje të tjera

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja ndaj Monacos, Hansi Flick nuk e bën dramë: Kemi edhe 7 ndeshje
Hansi Flick

Barcelona e nisi sezonin e ri të Champions League me humbjen 2-1 përballë francezëve të Monaco. Katalanasit u penalizuan që në start teksa u ndëshkuan me karton të kuq dhe nuk ia dolën të ‘mbijetonin’ deri në fund pavarësisht përpjekjeve.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i spanjollëve, Hansi Flick i cili e shikon si ndeshje pozitive, ndërsa kartonin e kuq e sheh si shkakun kryesor të rezultatit negative.

“U mbrojtëm me shumë pasion. Kartoni i kuq e ndryshoi tërësisht lojën. Lojtarët ishin të zhgënjyer në dhomën e zhveshjes dhe i kërkova që ta mbanin kokën lart. Të gjithë japin më të mirën në këtë moment dhe jam krenar me këtë ekip. Kur fiton 5 ndeshje dhe humb 1, atëherë mendon se nuk është ndeshja më e mirë.

Në fund pashë shumë gjëra pozitive dhe na duhet të mendojmë në të njëjtën mënyrë për ndeshjen e radhës në La Liga. Duhet ta pranojmë atë çfarë ndodhi. Kemi edhe 7 ndeshje të tjera në Ligën e Kampionëve për të arritur objektivin tonë”, tha Hansi Flick pas humbjes ndaj Monacos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga