Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

HISTORIKE/ Shkëndija e Tetovës bën mrekullinë, mposht me përmbysje “gjigantët” rumunë dhe mban gjallë “ëndrrën” Champions

Shkruar nga NEWSPORT
HISTORIKE/ Shkëndija e Tetovës bën mrekullinë, mposht me
Shkëndija e Tetovës

Mund të thuhet pa asnjë dyshime se ky është sezoni i Shkëndijës së Tetovës nga ekipet shqiptare në Champions League. Pas likujduan TNS, sonte ishte radha e gjigantëve rumun të FCSB.

Takimi i parë i mbajtur në Shkup përfundoi me rezultatin 1-0 për tetovarët. U mendua se rumunët do të përmbysnin gjithçka, por nuk ndodhi kështu. Në minutën e 28’ Cisotti hapi llogaritë e ndeshjes, 1-0 për FCSB.

Por reagimi i Shkëndijës nuk vonoi. Minuta e 33’ solli baraspeshën me Latifi. Fraksioni i dytë i ndeshjes dhuroi të tjera emocione.

Skuadra e Jeton Beqirit u mbrojt mirë në manovrat e rrezikshme të kundërshtarit dhe në momentet finale u tregua “vrasëse”, duke shënuar edhe golin e fitores. Me këtë sukses, Shkëndija e ka të sigurtë grupet e Conference League, por “ëndërra” e tyre drejt Champions-it nuk ka përfunduar.      

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga