
Harry Kane vazhdon të shkëlqejë te Bayern Munich, me anglezin që ishte protagonisti kryesorë i gjermanëve në sfidën ndaj Chelsea. bavarezët triumfuan 3-1 ndaj anglezve, në një sfidë e cila ishte spektakolare.
Kane këtë sfidë do ta mbajë mend gjatë, pasi shënoi dopietë dhe vendos një rekord. Ish-lojtari i Tottenham është bërë futbollisti i parë anglez që arrin të shënojë 42 gola dhe 11 asistime në këtë tunr, duke i lënë “targën” kështu një tjetër anglezi.
Sulmuesi i Bayern kalon David Beckham dhe shkruan kështu historinë në këtë turne. Kane e arriti diçka të tillë në 58 ndeshje, ndërsa Beckham në 107 sfida. Shifra këto që padiksutim do të thellohen akoma më shumë, duke patur parasysh edhe ndeshjet e tjera që Bayern do të luajë në këtë turne, ndërsa gjermanët janë një prej ekipeve pretendentë për t’i shkuar deri në fund.