
Në orën 21:00 zbresin në fushë 8 ekipe, ndërsa do të louhet 4 ndeshje. Dueli më “pikant” vjen nga “Allianz Stadium”. Juventusi i Tudor do të pres Borussia Dortmund. Në formacionin startues të “Zonjës së Vjetër” nuk bëjnë pjesë Locatelli, Conceicao, Kostic, Vlahovic dhe Zhegrova.
Igor Tudor i ka besuar nga minuta e parë fazës ofensive me Yildiz, Openda dhe David. Dortmund kundërpërgjigjet nga krahu tjetër me Adeyemi, Beier dhe goleadorin Guirassy. Në takimin që do mbahet në “Santiago Bernabeu”, Reali si klubi më i titulluar në Champions e nis këtë edicon të ri përballë Marseille.
Trajneri Xabi Alonso ka lënë në stol Vinicius, Bellingham dhe Camavinga si emrat më të “rëndë”. Dy përballjet e tjera janë Benfica – Qarabag dhe Tottenham – Villareal.



