
Shkëndija e Tetovës
Skuadra e Shkëndijës do të zbres në fushë pas pak minutash, ndërsa vjen me objektiv të qartë kundër Qarabag, fitoren dhe kualifikimin në tokën “armike”.
Humbja në duelin e parë, ia vështirëson “misonin” tetovarëve, por “asgjë nuk është e pamundur”, u shpreh trajneri Jeton Beqiri para ndeshjes së dytë. Kampionët e Maqedonisë së Veriut vijnë me rreshtimin 4-2-3-1.
Në majë të sulmit do të jetë kapiteni Besart Ibrahimi, i mbështetur nga treshja ofensive Latifi-Zejnullahu-Tamba. Në rast se ata eliminohen, do të luajnë fazën tjetër në “play-off”-in e Europa League, ndërsa prezenca në grupet e Conference League është e sigurtë.

Formacionet
Poll