
Egnatia ka triumfuar në shtëpi përballë Breidablik, në ndeshjen e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të UEFA Champions League. Sfida e zhvilluar në “Arena Egnatia”, përfundoi 1-0.
Menjëherë pas këtij dueli ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i FSHF-së uron Egnatian për këtë fitore të rëndësishme.
Ndër të tjera, presidenti Duka nuk harron as ekipet e tjera të Superiores që do të luajnë në Conference League këtë të enjte. Kreu i Federatës u uron suksese edhe Partizanit e Vllaznisë.
Postimi i Armand Dukës:
Urime Egnatia, urime Rrogozhinë!
Kënaqësi të shohësh një ekip shqiptar të fitojë një ndeshje kualifikuese në UEFA Champions League, në një ndeshje historike për vetë faktin që Egnatia luante në shtëpi të parën ndeshje ndërkombëtare.
Fitorja e sotme 1-0 ndaj Bredablik është shumë e rëndësishme dhe tashmë janë edhe 90 minuta të tjera për t'u luajtur për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë.
Shpresojmë shumë dhe besojmë që Egnatia mund t'ia dalë, sikurse besojmë shumë që mund ta bëjnë të njëjtën gjë edhe Partizani e Vllaznia që luajnë të enjten.