Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Fitorja 5-0 përballë Egnatias, kapiteni i Breidablik “tallet” me rrogozhinasit: Ata ishin të shpejtë për të hedhur peshqirin

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja 5-0 përballë Egnatias, kapiteni i Breidablik
Breidablik - Egnatia

Fitorja në Rrogozhinë nuk mjaftoi. Egnatia është mposhtur mbrëmjen e djeshme në transfertë përballë Breidablik, në sfidën e kthimit të fazës së parë kualifikuese të UEFA Champions League.

Ndeshja e zhvilluar në Islandë, përfundoi 5-0 në favor të vendasve. Pas këtij dueli ka folur edhe kapiteni i islandezëve, Hoskuldur Gunnlaugsson. Ky i fundit nuk ka kursyer fjalët “tallëse” për rrogozhinasit, duke treguar momente nga ndeshje e mbrëmshme,.

“Po, pikërisht, dhe sonte të gjithë ishin shumë të kujdesshëm në shfrytëzimin e mundësive, përveç meje, mendoj. Ishim të përqendruar dhe punëtorë, dhe mendoj se fryma e ekipit shkëlqeu nëse e krahasoj veten pak me kundërshtarët tanë. Ata te Egnatia ishin të shpejtë për të hedhur peshqirin, filluan të bërtisnin ndaj njëri-tjetrit dhe gjyqtarit, dhe ne vazhduam me rrjedhën e ndeshjes. Ne nuk jemi njohur për fitoret jashtë në transfertë, por për fitoret në shtëpi. Në ndeshjen e parë pësuam një gol të pafaund në fund, por e ndiemë këtë përmbysje”, tha Hoskuldur Gunnlaugsson.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga