Lech Poznan dhe Aarhus do të përballen të mërkurën, në ndeshjen e kthimit të turit të dytë kualifikues në Champions League. Sfida e parë u fitua 4-1 nga polakët, ndërsa në orën 19:00 të mërkurën, danezët kërkojnë mrekullinë.
UEFA ka vendosur tashmë edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel, 5 prej të cilëvë do të jenë shqiptar.
Juxhin Xhaja do të mbajë rolin e gjyqtarit kryesor, ndërsa asistentët e tij do të jenë Arbër Zalla dhe Taulant Kasa. Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar një tjetër shqiptar, Andi Koçi.
Nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Xhajës do të vijë porguezi Tiago Martins, ndërsa asistent i këtij të fundit do të jetë Albert Doda.
Arbitër kryesor: Juxhin Xhaja
Asistent 1: Arbër Zalla
Asistent 2: Taulant Kasa
Arbitër i 4: Andi Koçi
VAR: Tiago Martins
aVAR: Albert Doda
