Egnatia në Champions League
Pas barazimit 3-3 në Rrogozhinë, Celje dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e së martës në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Champions League. Sfida që do të zhvillohet në Slloveni, nis në orën 20:15.
Tashmë UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojë në këtë duel europian dhe vendimtar. Kështu, arbitër kryesor i kësaj sfide delikate do të jetë holandezi Joey Kooij.
Asistentët e tij do të jenë Dyon Fikkert dhe Murat Kucukerbir, ndërsa arbitër i katërt është emëruar Robin Hesgens. Edhe në dhomën e VAR-it janë dy holandezë të tjerë, Jeroen Manshot dhe Ricard Martens.
Poll
