Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Ekipi i Nevil Dedes pret në Rrogozhinë kundërshtarin “kompleks”, UEFA i cakton 5 arbitra turq për ndeshjen në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipi i Nevil Dedes pret në Rrogozhinë kundërshtarin
Egnatia - Champions League

Egnatia do të jetë pritëse e duelit të parë të turit të dytë të kualifikueseve të Champions League, në sfidën përballë NK Celjes, sfidë kjo që do të luhet në Rrogozhinë në orën 21:00.

Lidhur me këtë përballje tepër të rëndësishme për ekipin e Nevil Dedes, UEFA ka caktuar dhe trupën e arbitrave nga Turqia që do vendosin drejtësi në fushën e lojës.

Kryesor do të jetë Atilla Karaoglan, i mbështetur nga dy asistentët e tij Ceyhun Sesiguzel dhe Abdullah Ozkara.

Ekipi i Nevil Dedes pret në Rrogozhinë kundërshtarin
Arbitri Atilla Karaoglan

Një italian (Michael Fabbri) do të mbikëqyr sfidën në rolin e VAR-it, me këtë të fundit që do të asistohet po ashtu nga Onur Ozutoprak. Zyrtar i katërt është caktuar Oguzhan Cakir.

 

Poll

Lexo gjithashtu