Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Malore” për Egnatian ende pa zbritur në fushë, koefiçientët “zbehin” euforinë e rrogozhinasve për kualifikim

Shkruar nga NEWSPORT
“Malore” për Egnatian ende pa zbritur në fushë,
Egnatia në Champions League

Ndeshja e parë mund të përcaktojë shumëçka për Egnatian, në rrugëtimin e saj të Champions League. Skuadra e Nevil Dedes do të presë sot në Rrogozhinë NK Celjen, një kundërshtar tejet i vështirë për nivelin që përfaqëson në kampionatin slloven.

Për takimin që do të luhet prej orës 21:00, koefiçientët kanë nxjerë në pah se rrogozhinasit do ta kenë “malore” këtë sfidë. Nëse i referohemi mundësisë që Egnatia të dalë me fitore, ka kuotën 3.70, ndërsa barazimi “hipotetik” 3.50.

Ekipi slloven është dukshëm më i avantazhuar në fushë dhe këtë e tregon dhe kuota 1.80 që ka zbritur nga 2.40 sa ishte në fillim.  

“Malore” për Egnatian ende pa zbritur në fushë,
Shanset për fitore ditën e sotme: Egnatia - NK Celje

 

Poll

Lexo gjithashtu