Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Egnatia luan me dy mënyra, duhet shumë kujdes”, trajneri i Breidablik: Kualifikimi? Me durim, nëse nxitohemi ata do të na ndëshkojnë

Shkruar nga NEWSPORT
“Egnatia luan me dy mënyra, duhet shumë kujdes”, trajneri
Trajneri i Breidablik, Halldor Arnason

Egnatia do të luajë këtë të martë ndeshjen e kthimit përballë Breidablik, e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të UEFA Champions League. Sfida që do të zhvillohet në Islandë, do të nisë në orën 21:00, ndërsa e parë e luajtur në Rrogozhinë, kujtojmë se u fitua 1-0 nga Egnatia. Ndërkohë që në prag të duelit të kthimit ka folur trajneri i islandezëve, Halldor Arnason, i cili ka analizuar Egnatian, por ka prekur edhe temën e kualifikimit të ekipit të tij.

“Paraqitje e mirë kundër një ekipi të fortë. Më dukej se kishim kontroll të mirë të lojës, kur e hapnim dhe kur e mbyllnim atë, gjë që na ndihmoi goxha. Ishte një ndeshje tipike 0-0, por ndjesia ishte se ne ishim më pranë golit. Natyrisht, goli që morëm në fund, ishte i panevojshëm, por është mirë që e kemi parë ekipin nga afër dhe jemi përballur me ta. Do të jemi shumë të përgatitur për ndeshjen e kthimit të martën. Tani dimë më shumë për ta. Ishte e paqartë si do të dilte ndeshja, sepse e dinim që ishin skuadër e mirë me individë të shkëlqyer. Në përgjithësi, një paraqitje e mirë, por donim rezultat më të mirë.

Ata luajnë në dy mënyra. Normalisht luajnë me mbrojtje me katër dhe lëvizje të caktuara brenda formacionit. Kështu nisën edhe ndaj nesh. Por në ndeshje të mëdha, si në Kupë apo finale, ata shpesh kalojnë në mbrojtje me pesë, siç bënë kur u dëmtua mbrojtësi i majtë. Ai ishte një lojtar shumë energjik, që ngjitej dhe zbriste në krah. Pas dëmtimit, ata kaluan në sistem me pesë mbrojtës, zhvendosën sulmuesin e djathtë në krah të majtë dhe një mesfushor në një formacion me dy sulmues. Janë dy mënyra shumë të ndryshme loje.

Ne ndoshta u vonuam pak për t’u përshtatur me ndryshimin, por ka qartësisht hapësira për të shfrytëzuar kundër tyre. Pres që ndeshja në Kopavogur të jetë ndryshe. Ata do të tentojnë ta menaxhojnë epërsinë, ndoshta do të mbrohen me pesë, do të jenë pasivë, do të përpiqen ta mbyllin lojën, ta ngadalësojnë dhe ta vonojnë. Ne duhet të jemi gati për gjithçka.

Nuk mendoj se ka shumë rëndësi. Ata kanë shumë cilësi individuale. Lushkja ishte golashënuesi më i mirë i tyre sezonin e kaluar, luan afër sulmuesit, është shumë i rrezikshëm në zonë. Por ai bëri pak në këtë ndeshje derisa doli jashtë. Gruda, që hyri në vend të tij dhe shënoi golin, ka gjasa të luajë nga minuta e parë në kthim. Ai është ndryshe, më i fuqishëm, më i shpejtë, sulmon hapësirat. Egnatia mori një nga lojtarët më të mirë të kampionatit kur e transferoi nga Vllaznia. Pra, nuk është ndonjë zëvendësim i dobët, thjesht profil tjetër.

Kualifikimi? Me durim. Nëse nxitohesh dhe hapesh shumë, ata kanë cilësi individuale për të ndëshkuar. Duhet të luajmë me durim. Edhe përpara duhej të shënonim për të fituar, tani duhet të shënojmë për ta barazuar. Nuk ka ndryshim të madh. Të gjithë e dinë që kur humbet në ndeshjen e parë, duhet të bësh kujdes në të dytën.

Duhet ta bëjmë mirë, me energji dhe me intensitet, t’i shtyjmë, nëse mbyllen. Kam përshtypjen që do mbyllen. Ata luajtën një gjysmëfinale të kampionatit në maj, si ekipi i parë kundër vendit të katërt, ku u mjaftonte barazimi dhe morën një 0-0. Pres që të vijnë me të njëjtin qëndrim kundër nesh. Por s’është në natyrën e tyre të mbyllen, kanë shumë lojtarë të mirë që duan të luajnë. Ata stërviten në fushë sintetike, kështu që nuk është problem për ta. Megjithatë, ne duhet të jemi të përgatitur për gjithçka”, ishin fjalët e trajnerit të Breidablik, Halldor Arnason.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga