
Renato Malota
Egnatia dhe Breidablik do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur ndeshjen e kthimit të fazës së parë kualifikuese të Champions League. Pas fitores 1-0 në Rrogozhinë, kampionët e Superiores do të kërkojnë kualifikimin sonte në Islandë duke nisur nga ora 21:00.
Në prag të këtij dueli ka ardhur reagimi edhe nga Renato Malota. Tashmë ish-futbollist, pasi e mbylli me futbollin e luajtur një javë më parë, Malota ka reaguar në rrjetin social “Instagram” në prag të sfidës Egnatia – Breidablik.
Ish-kapiteni i rrogozhinasve u uron fat shokëve të tij, një një duel kaq të rëndësishëm dhe të veçantë si ky i sotmi. “Paçi fat sonte djema”, shkruan Malota në rrjetet sociale.

Postimi i Renato Malotës
Poll