Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Dramë” te Bayern Munich, 4 portierë të dëmtuar! Trajneri Kompany gati t’i besojë 16-vjeçarit

Shkruar nga NEWSPORT
“Dramë” te Bayern Munich, 4 portierë të dëmtuar!
Vincent Kompany

Edhe pse Bayern Munich po përjeton moment shumë të mirë, e përkthyer me gola dhe spektakël, situata e dëmtimeve ka “sfumuar” disi gjendjen. Situata më kritike është në portë.

Katër portierët e Bayern Munich janë të dëmtuar. Manuel Neuer vazhdon të mbetet jashtë nga problemet fizike, Sven Ulreish pësoi tërhqjen muskulore kundër Leverkusen, Jonas Urbig vuan nga goditja në kokë mesjavën e shkuar.

Portieri i Bayern U-19 Leon Klanc, gjithashtu është i dëmtuar. Trajneri Vincent Kompany nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër, përveçëse të ftojë 16-vjeçarin Leonard Prescott, i cili është 196 centimetra.

Bavarezët do zbresin në fushën ditën e mërkurë kundër Atalantës, e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Champions League, sfida e kthimit.    

Poll

Lexo gjithashtu