Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Dortmund ekip i fortë”, Igor Tudor: Duhet të zgjedh lojtarët e duhur, të jemi agresiv

Shkruar nga NEWSPORT
“Dortmund ekip i fortë”, Igor Tudor: Duhet të zgjedh
Igor Tudor

Juventusi do të presë në shtëpi Dortmund dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e ndeshjes së grupeve në Champions League. Përballje kjo që do të startojë në orën 21:00.

Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri i Juvetnusit, Igor Tudor. Ky i fundit ka theksuar se Dortmund është një skuadër e fortë dhe ndeshja do të jetë shumë e luftuar. Gjithashtu ka nënvizuar se është një emocion i madh që tashmë himni i Champions nis të dëgjohet sërish në Torino.

“Nuk mund të festojmë gjatë. Duhet të rikuperojmë forcat. Me Inter-in nuk ishim në nivelin tonë, por fituam, dhe ky ishte një sinjal pozitiv. Dortmund është skuadër e fortë, me organizim dhe lojtarë cilësorë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por edhe e bukur, sepse luajmë Champions në shtëpinë tonë.

Duhet të zgjedhim lojtarët e duhur sepse çdo detaj mund të bëjë diferencën. Në Champions ndryshon niveli, ekipet luajnë më hapur, por gjithashtu janë më të forta. Të dëgjosh himnin e Champions-it në Torino do të jetë diçka speciale. Vijmë me moral të lartë pas fitores me Inter-in, edhe pse kemi bërë disa gabime në mbrojtje. Kundër Dortmund duhet të jemi agresivë dhe të qëndrojmë vetvetja”, ka theksuar timonieri i “Zonjës së Vjetër”.

Poll

Lexo gjithashtu