
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique foli në përfundim të finales së Champions League, ndeshje të cilën e fitoi 5-0 përballë Interit. Tekniku spanjoll përmend largimin e Mbappe-s, tek nuk mungojnë edhe fjalët për vajzën e tij që u nda nga jeta në moshën 9-vjeçare.
“Shqetësimi më i madh këtë javë ishte menaxhimi i problemeve sepse kishte shumë presion dhe u mundova ta ul, për të luajtur futboll të mirë. Ndodh që të luash futboll të keq në finale, Inter ka skuadër të mrekullueshme por edhe në bëmë punë të mrekullueshme.
E bëmë këtë që të provonim një rrugë të re pa Mbappe, që donte të shkonte te Reali, duke përfshirë lojtarë të nivelit të lartë për të ndihmuar ekipin të rritet dhe ata që erdhën e bënë ekipin të bënte një hap në cilësi. Vajza ime ka qenë me mua që nga momenti kur u nda nga jeta, dua të mbaj mend të gjithë të mirat që më solli në jetë”, ishin fjalët e Luis Enrique.