Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Do të sfidojë ish-skuadrën, Luis Enrique “kryqëzon gishtat”: Shpresoj që Pedri të mos e marrë “shkopin magjik”

Shkruar nga NEWSPORT
Do të sfidojë ish-skuadrën, Luis Enrique “kryqëzon
Luis Enrique

Një finale e parakohshme do të luhet në Champions League mbrëmjen e sotme. PSG do të luajë në transfertë ndaj Barcelonës, me kampionët në fuqi që do të kërkojnë fitoren .

Një duel mjaft interesant dhe i veçantë edhe për Luis Enriquen, i cili do të ketë përballë ish-skuadrën e tij. Pikërisht timonieri spanjoll ka folur në prag të këtij takimi, ndërsa ka nënvizuar se ekipet kanë të njëjtën filozofi loje.

Ndër të tjera “kryqëzon gishtat” që Pedri të mos jetë në ditën e tij më të mirë, pasi Enrique e njeh mjaft mirë mesfushorin dhe e di se çfarë është i aftë të bëjë.

“Barcelona ka të njëjtën mentalitet si ne. Të luash kundër një ekipi që ndan të njëjtën filozofi futbolli është emocionuese.

Të dy synojmë të luajmë futboll të bukur, pavarësisht rezultatit. E njoh Flick prej kohësh dhe jam i njohur me idenë e tij të lojës. Çelësi do të jetë kush do ta ketë topin.

Nuk mund të them asnjë fjalë të keqe për Barcelonën. Do t’i jem përjetësisht mirënjohës këtij klubi. Gjithmonë ndiej dashurinë e tifozëve. Është e qartë që nuk është njësoj, por gjithashtu më sjell kujtime të bukura nga Montjuic, siç ishte hapja e Lojërave Olimpike të ’92-shit.

Ai më njeh shumë mirë. Për mua, ai është Harry Potter, shpresoj të mos e marrë shkopin magjik nesër. Por nuk është vetëm Pedri, ka pafund lojtarë të nivelit të lartë.

Me topin, Barcelona është shumë e mirë, por edhe pa top ka shumë burime dhe mënyra loje”, ka deklaruar timonieri i parizienëve.

Poll

Lexo gjithashtu