Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Çdo humbje në Champions është katastrofë”, Bellingham “mpreh shpatat”: Gjithçka ose asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
“Çdo humbje në Champions është
©DailyMail Jude Bellingham

Mesfushori Jude Bellingham po intergohet gradualisht te ekipi i Real Madrid, pas dëmtimit të rëndë në pjesën e pasme të kofshës. Pak orë para kësaj ndeshje kaq të rëndësishme, anglezi ka folur para mediave, duke “karikuar” të tijët:

“Do të jetë një dështim nëse nuk rikthehemi! Çdo humbje në Champions League është katastrofë. Aq më tepër duke marrë parasysh se jemi jashtë objektivave në kompeticionet e tjera. Gjithçka ose asgjë”.

Shanset që Reali të avancojë në fazën tjetër të Champions League janë të pakta, kjo për faktin që “Galaktikët” u mposhtën 1 – 2 nga Bayern Munich në mes të Madridit. Epërsia prej dy golash e sipër, i siguron “biletën” për gjysmëfinalen ekipit të Arbeloas.

Poll

Lexo gjithashtu