
Të gjithë tifozët e Interit po prisnin rezultatet e testeve të kryera ndaj Lautaro Martinez, sulmuesit dhe kapitenit të zikaltërve, i cili u largua nga fusha në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes gjysmëfinale të Champions League kundër Barcelonës.
Më poshtë është njoftimi i plotë për shtyp me të cilin klubi përditësoi mbi gjendjen fizike të “Toros”:
"Testet klinike dhe instrumentale për Lautaro Martinez këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano treguan se ka një zgjatim të muskujve fleksorë të kofshës së majtë.
Gjendja e sulmuesit do të vlerësohet ditë pas dite". Siç mësohet nga “TMW”, nuk ka gjasa që ai të rikuperohet për ndeshjen e kthimit, edhe nëse ekziston një mundësi e vogël, ai të përfundojë në stol.