Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Chelsean e pret “ferri” në Francë, PSG kërkon të marrë hak për humbjen në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Chelsean e pret “ferri” në Francë, PSG kërkon të
Paris Saint-Germain- Chelsea

Paris Saint-Germain luan këtë mbrëmje ndeshjen e parë të 1/8-tave, teksa pret në “Parc des Princes” anglezët e Chelseat, në një duel ku krahas dëshirës së madhe për të dalë me fitore, parizienët janë të etur dhe për hakmarrje.

Të dyja këto skuadra u përballën në verën e kaluar në finalen e Kupës së Botës për klube, ku londinezët fituan pastër 3-0 falë dopietës së Palmer dhe golit të Joao Pedros. Kjo humbje i hoqi nga dora Luis Enriques dhe trofeun e gjashtë të sezonit që lamë pas, me të tijët që do të bëjnë çmos të marrin hak për atë disfatë të rëndë. 

Këtë herë, situata ndryshon pasi tek PSG nuk kanë më Donnarummën në portë, por rusin Sovanov. Në anën tjetër, tek Chelsea nuk ka ndryshime pasi miqtë me gjasë do të paraqiten me të njëjtin formacion.

Krahas statistikave për numër ndeshjesh, Paris-Chelsea përcaktojnë formacionin më të shtrenjtë, rreth 824 milionë euro në total.

Chelsean e pret “ferri” në Francë, PSG kërkon të
Formacioni më i shtrenjtë në Champions

Ky duel pritet të nis në orën 21:00, krahas përballjeve të tjera ku spikat Real Madrid-Manchester City. Në të njëjtën orë luan dhe surpriza Bodo Glimt përballë portugezëve të Sporting. Siparin e hap ndeshja gjermano-angleze Bayer Leverkusen-Arsenal.

Poll

Lexo gjithashtu