Mbrëmja e sotme do të jetë po a spektakolare sa ajo e mbrëmshmja. Duele mjaft të luftuara janë sërish në program për t’u zhvilluar, të cilat janë të vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.
9 takime të tjera do të marrin vëmendjen, teksa 18 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e fitores. Gjithçka ditën e sotme do të fillojë me përballjet Athletic Bilbao – Qarabag dhe Galatasaray – Bodo/Glimt, duele këto që do të startojë në orën 18:45.
Ndërkohë i gjithë spektakli i mbrëmjes së sotme është rezervuar për orën 21:00. Padiksutim vëmendja më e madhe do të jetë në “Santiago Bernabeu”, aty ku Real Madrid pret Juventusin. Një “finale” e parakohshme mes skuadrave që do të luftojnë për fitoren.
Dhe paralelisht me këtë përballje do të luhen edhe Atalanta – Slavia Prague, Bayern munich – Club Brugge, Chelsea – Ajax, Eintracht Frankfurt – Liverpool, Monaco – Tottenham dhe Sporting CP – Marseille.
