
Pas pak minutash zbresin në fushë gjigantët e Europës në Champions League si Bayern Munich, Liverpool, Inter, Chelsea apo Atletico Madrid. Të besuarit e Diego Simeones përballen në fushën e tyre ndaj Frankfurt, ndeshje emocionuese.
Bodo/Glimt pret Tottenham, Benfica e Jose Mourinho udhëton drejt “Stamford Bridge”, teksa do të jetë një rikthim për “Special One”. Dueli më “pikant” përkon me Galatasaray – Liverpool, aty ku për “Red” pritet të jetë ndeshje “ferri” në stadiumin e zjarrtë “Rams Park”.
Inter nuk pritet të has probleme me Slovia Prague. Interesante do jetë edhe dueli Marseille – Aajx, dy ekipe me tradita. Bayern Munich është gati të shkaktojë “tërmet” në Limasol ndaj debutuesëve të Pafos.






