Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

CHAMPIONS LEAGUE/ City i Guardiolës kërkon PËRMBYSJEN përballë Real Madrid, në fushë edhe Arsenal, PSG e Chelsea! Njihuni me NDESHJET e mbrëmjes së sotme

Shkruar nga NEWSPORT
CHAMPIONS LEAGUE/ City i Guardiolës kërkon PËRMBYSJEN
Champions League

Mbrëmja e sotme rikthen emocionet e UEFA Champions League, me katër përballje të kthimit për fazën e 1/8-ave, ku do të vendosen skuadrat çerekfinaliste.

Gjithçka nis në orën 18:45, me përballjen mes Sporting CP dhe Bodo/Glimt, sfida nis me një avantazh të madh për norvegjezët, të cilët fituan bindshëm 3-0 në ndeshjen e parë. Sporting kërkon një mrekulli për të përmbysur rezultatin.

Ndërkohë që në orën 21:00, startojnë 3 superduele të tjera, ku "sy e veshë" tifozët do të jenë tek Manchester City – Real Madrid. “Los Blancos” dominuan 3-0 në Madrid falë një paraqitjeje fantastike. City përballet me një mision shumë të vështirë për të përmbysur disavantazhin.

Në duelin Arsenal – Bayer Leverkusen, gjithçka është e hapur pas barazimit 1-1 në Gjermani, ku londinezët arritën të barazonin në minutat e fundit. Një përballje e ekuilibruar që pritet të vendoset në detaje.

Ndërsa sfida mes Chelsea dhe Paris Saint-Germain, parizienët kanë një avantazh të madh pas fitores spektakolare 5-2 në takimin e parë. Chelsea duhet të zhvillojë një ndeshje perfekte për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

 

Poll

Lexo gjithashtu