
Ish-sulmuesi Antonio Cassano, duke folur në podcastin “Viva El Futbol”, argumentoi se Interi nuk e meritonte të arrinte në finalen e Champions League në kurriz të Barcelonës:
"Rrallë emocionohem gjatë një ndeshjeje, por kjo ishte një nga ato tre ose katër që më preku vërtet. Si tifoz i Interit, gëzimi është i dyfishtë. U preka kur shënoi Acerbi, të cilin e njoh mirë dhe e di se çfarë ka kaluar. Ishte një gol sensacional.
Jam i lumtur për të dhe për Interin. Askush nuk e merr në konsideratë Frattesin, askush nuk interesohet për të. Por ai vjen në Mynih dhe shënon, me Barçën shënon përsëri. Ai ka diçka të veçantë. Midis ndeshjes së parë dhe të dytë, a e meritonte Interi të avanconte? Për mua, jo.
Edhe të martën, me Interin përpara 2-0, vetëm Barcelona e kishte topin. Ata krijuan shumë, mund të kishte përfunduar 4-2 për ta. Sommer bëri disa pritje që ishin përtej çdo logjike, ajo ndaj Yamal ishte e pabesueshme, ai do ta kujtojë për gjithë jetën e tij”, e mbylli Cassano.