
Berat Gjimshiti
Fitorja e Atalantës u parashikua në “letër” si “bast i sigurtë” ndaj Slavia Prague në Champions League, por nuk ndodhi kështu. Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti ishte në fushë për 90 minuta, i vlerësuar sipas “SofaScore” me notën 7.1.
Edhe pse shqiptari i bëri “detyrat” siç duhet në prapavijë, sulmi nuk dha rezultate para portës kundërshtare. Një barazim që tregon momentin “jo” që po përjeton ekipin i Juric.
Vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Në tabelën e përgjithshme të Championsit, bergamaskët mbajnë vendin e 17-të, 4 pikë pas 3 ndeshje.
Poll