
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel ka folur në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes që ata do të luajnë përballë Real Madrid në shtëpi. Një ditë para sfidës së parë të gjysmëfinaleve të Champions League, Tuchel nuk kursen elozhet për Jude Bellingham, Rodrygo dhe Vinicius. Gjithashtu, tekniku gjerman thekson, se nuk do të jetë vetëm përvoja ajo që do të vendosë fatet e kësaj sfide.
Bellingham një nga më të mirët në botë?
"Nuk më pëlqen të kategorizoj, nuk më pëlqen termi ‘lojtari më i mirë’. Ka shumë lloje lojtarësh. Jude është i jashtëzakonshëm, ai është rritur në futbollin e Bundesligës. Përparimi, niveli i tij… Ai ka fituar personaliteti, ata janë të jashtëzakonshëm. Ai luan në ekipin më të mirë në botë”.
Vinicius dhe Rodrygo?
“Ata janë dy lojtarë të fortë, por të ndryshëm. Rodrygo është një lojtar që lëviz shumë, nuk më pëlqeu shumë goli që i shënoi Chelseat kur isha unë trajner. Në krahun tjetër, Vinicius është shumë i mirë në krahun e majtë dhe pika e tij e fortë janë përballet një kundër një. Ai është shumë i mirë dhe shumë vendimtar”.
Si e prisni ndeshjen e nesërme?
“Nuk është vetëm përvoja ajo që do të vendosë. Ancelotti është një legjendë. Ato që ka bërë për futbollin si lojtar dhe trajner është e pabesueshme. Ai është një person modest, një zotëri. Takimi im i parë me të ishte i mrekullueshëm, shumë i sjellshëm”.
Kujtojmë që Bayern Munich do të presë në shtëpi këtë të martë Real Madrid, për të luajtur ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, do të startojë në orën 21:00.