Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Bayern mund ta kishte vrarë ndeshjen që në pjesën e parë, por…”, Toni Kroos tremb bavarezët: Real Madrid është skuadra më e rrezikshme në botë kur ndeshjet bëhen kaotike

Shkruar nga NEWSPORT
“Bayern mund ta kishte vrarë ndeshjen që në pjesën e
Toni Kroos

Ish-mesfushori i Bayern Munich dhe Real Madrid, Toni Kroos ka reaguar për herë të parë në lidhje me sfidën mes “Galaktikëve” dhe bavarezëve, e fituar nga gjermanët 2 – 1 në mes të Madridit.

Kroos ka paralajmëruar ekipin e drejtuar nga Vincent Kompany, se asgjë nuk ka mbaruar për kualifikimin drejt gjysmëfinales së Champions League.   

“Nuk u befasova nga ajo që ndodhi në atë ndeshje, edhe pse Bayern bëri një paraqitje shumë të mirë. Por momenti më i çuditshëm ishte çfarë ndodhi pasi kaluan në avantazh 2 – 0.

Në vitet e fundit, Bayern ka bërë ndeshje të mira kundër Real Madrid, por në takime vendimtare, shpesh nuk arrijnë ta mbajnë nivelin apo të sigurojnë kualifikimin, duke u ndikuar nga detaje të vogla.

Avantazhi 2 – 0 në pjesën e parë duhej ta mbyllte ndeshjen edhe në aspektin psikologjik, por ajo që më habiti ishte se ekipi gjerman filloi të tërhiqej dhe të mbrohej me më pak presion.

Në atë moment, ekipi i drejtuar nga Kompany kishte kontroll të plotë të ndeshjes dhe prisja ose dominim të vazhdueshëm, ose edhe më shumë gola.

Mendova se mund të shënonin golin e tretë, të katërt apo edhe të pestë, por ndodhi e kundërta. Gabimi i Upamecano ndaj Vinicius ishte pika e kthesës.

Pas atij momenti, Real Madrid tregoi karakter dhe krijoi disa raste të rrezikshme mes minutave 60 dhe 75, edhe pse ishte në disavantazh 0 – 2.

Sipas mendimit tim, Real Madrid është skuadra më e rrezikshme në botë kur ndeshjet bëhen kaotike dhe me sulme nga të dyja anët.

Është një stil loje që ata e duan. Prandaj Real Madrid iu afrua barazimit; ndeshja mund të kishte përfunduar 3 – 3, por mbaroi 2-1. Bayern mund ta kishte menaxhuar më mirë sfidën, qoftë duke ruajtur avantazhin, qoftë duke shfrytëzuar hapësirat për të shënuar 3 – 1 ose 4 – 1”.

Poll

Lexo gjithashtu