Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Bayern konfirmon 11-shen e ndeshjes së parë, rikthim nga minuta e parë në mbrojtje te Reali! Asnjë befasi te Arsenal-Sporting (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern konfirmon 11-shen e ndeshjes së parë, rikthim nga minuta e
©961Today VIncent Kompany & Alvaro Arbeloa

Vincent Kompany dhe Alvaro Arbeloa kanë vendosur për 11-shen që do ta nisë në supersfidën e mbrëmjes së sotme mes Bayern Munich dhe Real Madrid, për aktin e dytë të çerekfinales.

Trajneri anglez nuk ka bërë asnjë ndryshim, duke lënë të njëjtët titullarë që udhëhoqën skuadrën drejt fitores në "Santiago Bernabeu" me rezultatin 2-0, ndërsa tek tekniku spanjoll ka vetëm një ndryshim dhe ai në mbrojtje. Ferland Mendy do të mbulojë krahun e majtë për të ndihmuar të tijët të frenojnë kundërsulmet pasi në ndeshjen e parë mungoi për arsye dëmtimi. 

Në anën tjetër, në sfidën që luhet në "Emirates Stadium" mes Arsenal dhe Sporting, të dy trajnerët Mikel Arteta dhe Rui Borges kanë vendosur t'i qëndrojnë besnik zgjedhjeve të bëra në ndeshjen e javës së kaluar që përfundoi në avantazhin e Topçinjve 1-0.  

Bayern konfirmon 11-shen e ndeshjes së parë, rikthim nga minuta e
©Flashscore
Bayern konfirmon 11-shen e ndeshjes së parë, rikthim nga minuta e
©Flashscore

 

Poll

Lexo gjithashtu