Jamal Musiala kundër Bayern Munich
Skuadra e Bayern Munich turpëroi 6 – 1 Atalantën në Bergamo, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Champions League. Pavarësisht rezultatit dhe sigurisë për ndeshjen e dytë, bavarezët dolën me “pasoja” nga sfida e mbrëmjes së djeshme.
Talenti Musiala, mbrojtësi Davies dhe portieri Urbig, e lanë fushën e blertë pa u mbyllur sfida, shkak dëmtimet. Edhe pse nuk ka një afat fiks se sa do të mungojnë, klubi i Bayern Munich ka treguar rezultatin e testeve mjekësore.
“Davies këputi një muskul në kofshën e djathtë, ndërsa portieri Urbig është diagnostikuar me tronditje në kokë. Musiala pësoi dëmtim në kyçin e këmbës, e cila është e përsëritur nga vera e kaluar. Shërohuni shpejt, djema!”
View this post on Instagram
Poll
