
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, foli gjithashtu për aspektin e lidhur me tifozët e “San Siros”, i cili mund të jetë një nxitje e rëndësishme për ekipin e Inzaghit nesër.
“Kur arrin në këtë gjysmëfinale pasi gjithçka ka ndodhur, çfarë të thotë zemra?
Mund të jem vetëm krenar për rrugën tonë që nga fillimi i sezonit, po luajmë shumë fort, na intereson vërtet të lëmë një përshtypje të mirë për ata që na ndjekin, më vjen keq kur nga jashtë nuk marrim atë që përpiqemi të japim çdo ditë për të bërë më të mirën tonë.
Çfarë prisni nga San Siro?
Do të ketë momente vuajtjeje, si në ndeshjen e parë. Në ato momente do të na duhet shtytja e të gjithë tifozëve zikaltër, duke marrë parasysh se do të jemi 11 kundër 11 në fushë”, tha Bastoni.