Pas eliminimit nga Champions League si pasojë e humbjes 4-3 në transfertë përballë Bayern Munich, te Real Madrid akuzojnë gjyqtarin e sfidës, Slavko Vincic. Në rrjet kanë shpërthyer akuzat ndaj sllovenit, për kartonin e kuq që iu dha Camavingës.
Për këtë situatë ka reaguar dhe legjenda franceze e futbollit, Thierry Henry. Ky i fundit ka ironizuar tifozët e Realit, të cilët sipas tij s’u ka mbetur gjë tjetër, veçse të qajnë nëpër rrjetet sociale, për vendimet e marra nga arbitri i ndeshjes.
“Tifozët e Real Madridit do të mbushin rrjetet sociale duke qarë për gjyqtarin. Ata do të thonë se kartoni i dytë i verdhë i Camavingas ishte një turp, se ishte shumë i butë për një çerekfinale të Ligës së Kampioneve dhe se gjyqtarët ishin kundër tyre.
Por duhet ta kuptoni. kur luan jashtë në “Allianz Arena”, nuk duhet t’i japësh gjyqtarit asnjë arsye për të marrë një vendim. Duhet të jesh më i zgjuar se kaq”, ka thënë ish-sulmuesi i Barcelonsë dhe Francës, Thierry Henry.
