Napoli u "shkatërrua" javën e tretë të Uefa Champions League, nga skuadra e PSV Eindhoven. Skuadra e Contes u mund me rezultatin 6-2, në një sfidë që e pa skuadrën napoletane inekzistente në fushën e lojës.
Menjëherë pas ndeshjes tekniku italian është shprehur se e dinte vështirësinë e kësaj sfide dhe se i gjithë ky sezon do të jetë i mbushur me sfida të tilla.
“E kam thënë që në fillim të sezonit, ky do të jetë një vit i vështirë dhe i komplikuar. E dija forcën e PSV. I kisha paralajmëruar çunat para kësaj sfide. Megjithatë nuk do të dorëzohemi nga kjo disfatë, por do të bëhemi edhe më të fortë”, u shpreh 56-vjeçari.
Napoli aktualisht ndodhet në vendin e 23-të të Champions League, me 3 pikë pas 3 ndeshjesh.
Situata duket më mirë në Seria A, ku napoletanët ndodhen në vendin e tretë, me 15 pikë të grumbulluara dhe vetëm 1 pikë larg Milanit dhe Interit.