Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

21 Champions League së bashku, Bayern Munich dhe Real Madrid “përplasin brirët” për një vend në gjysmëfinale! Sporting premton “betejë” kundër Arsenalit

Shkruar nga NEWSPORT
21 Champions League së bashku, Bayern Munich dhe Real Madrid
©YahooSports Bayern Munich - Real Madrid

Mbrëmjen e sotme do të luhen dy çerekfinalet e fundit për Champions League. Bayern Munich pret Real Madrid në “Allianz Arena”.

Bavarezët janë më të favorizuar për të kaluar në fazën tjetër, pas fitores 2 – 1 në Madrid, por “Galaktikët” kanë treguar se nuk njohin “limite” dhe “tabu” në këtë kompeticion.

Të dyja ekipet së bashku e kanë fituar Champions League plotë 21 herë. Kaq mjafton për të kuptuar se çfarë rëndësie dhe impakti ka kjo ndeshje. Në Londër, do të zhvillohet sfida tjetër Arsenal – Sporting Lisobonë.

Takimi i parë mes tyre përfundoi 1 – 0 për “Topçinjë”, vendosi goli i Kai Havertz. Ekipi që kualifikohet nga Bayern – Real, do përballet në gjysmëfinale karshi PSG-së, kurse prej Arsenal – Sporting, duelon me Atletico Madrid.

Poll

Lexo gjithashtu