Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Ylli i Newcastle jep “dritën jeshile” për transferimin, Bayern Munich nis bisedimet me klubin anglez

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli i Newcastle jep “dritën jeshile” për transferimin,
Sandro Tonali & Anthony Gordon

Bayern Munich ka nisur zyrtarisht bisedimet me Newcastle për shërbimet e sulmuesit anglez, Anthony Gordon. Me këtë të fundit, klubi gjerman ka rënë dakord duke marrë “dritën jeshile” për këtë transferim. Por, ka ende punë.

Kjo për shkak se “Qymyrxhinjtë” kërkojnë jo pak, por 85 milionë euro për ta lënë të lirë 25-vjeçarin. Një shifër kjo që konsiderohet tepër e lartë nga bavarezët. Klubi i Bayern është gati që të paguajë jo më shumë se 60 milionë euro.

Pavarësisht një diference të lartë mes kërkesës dhe ofertës, bisedimet vazhdojnë.

Kujtojmë që Gordon ka kontratë të vlefshme me Newcastle deri në verën e vitit 2030. Këtë sezon ai ka bërë mjaft mirë me fanellën bardhezi, duke shënuar 17 gola e asistuar në 5 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu