
Ditë e sotme është një ditë e veçantë, teksa të gjitha gratë dhe vajzat festojnë 8 Marsin. Dita Ndërkombëtare e Gruas” është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat. Ato marrin dhurata nga fëmijët, bashkëshortët, miqtë në shenjë mirënjohje dhe respekti.
E në këtë ditë urimet janë të shumta. Klubi i Tiranës ka bërë një postim pikërisht për këtë ditë, ku fillimisht i falenderon për përkujdesjen e tyre. Ndër të tjera klubi kryeqytetas ka vendosur t’iu bëjë një dhuratë të gjitha grave, nënave dhe vajzave, teksa i fton të jenë të pranishme në “Elbasan Arena” ditën e dielë për të parë nga afër sfidën mes Tiranës dhe Egnatias, me hyrjen që do të jetë falas.
“Çdo ditë është festë me ju.
Në ditën ndërkombëtare të Gruas, Klubi i Futbollit Tirana uron çdo nënë e grua, gëzuar 8 Marsin! Mirënjohës dhe falenderues për gjithë përkushtimin që tregoni çdo ditë, në çdo fushë të jetës duke na dhuruar dashuri, kuptim, forcë, e duke i dhënë jetë jetës sonë!
Bota do të ishte e përhumbur pa të gjitha atributet tuaja!
Për të festuar bashkë me ju, Klubi i Futbollit Tirana ju fton të jeni prezent në stadiumin “Elbasan Arena” për ndeshjen Tirana - Egnatia, aty ku hyrja për gratë dhe vajzat do të jetë pa pagesë”, ka shkruar klubi bardheblu.