
Max Verstappen mund të jetë piloti i rradhës i Formula 1 që bën një lëvizje shokuese. Piloti i Red Bull mund të lërë skuderinë austriake për të shkuar te Mercedes, sipas raportimeve të shumta.
Tensione të brendshme vijojnë të jenë të pranishme në skuadrën e Red Bull mes hollandezit dhe shefit të skuadrës Christian Horner. Babai i Max, Jos Verstappen ka kritikuar publikisht Horner dhe në garën e fundit në Bahrain u kap nga kamerat duke biseduar me shefin e Mercedes, Toto Wolff.
Kështilltari i Red Bull, Helmut Marko ka deklaruar se nuk do të pengojë Max Verstappen nëse kampioni në fuqi vendos të shpreh dëshirën për t’u larguar.
Poll