
Jurgen Qemali është lojtari më i ri i Boavista në kampionatin portugez. 17 vjeçari shkodran u bashkua në janarin e këtij viti me akademinë e portugezëve, ndërsa ka lënë gjurmë këto muaj, duke iu ofruar një kontratë profesionisti.
I formuar në SHBA me “Red Bulls”, Qemali i datëlindjes 07.01.2005 ka qenë pjesë edhe e Essen në Gjermani apo Auxerre në Francë. Pas kthimit në Shqipëri me Akademinë Vllaznia dhe Murlanin, djaloshi provoi të luante në Portugali, teksa dëshirë ishte edhe Valencia.
All - Paragraf - 3
Pas pesë muajve me moshat e Boavista, tanimë 17 vjeçari ka marrë të drejtën të jetë pjesë e ekipit të parë, duke nënshkruar edhe zyrtarisht.
Poll