
“Për Romën do të kisha firmosur edhe pa përfitim dhe jam i gatshëm të luftoj deri në vdekje për të qëndruar”, është kjo një pjesë e deklaratës së Daniele De Rossit kur firmosi për verdhekuqtë. Me uljen në stol të tij, skuadra ka arritur të marrë rezultate pozitive.
Tashmë duket se drejtuesit janë bindur për aftësitë e De Rossit dhe në Romë po mendojnë që të zgjasin bashkëpunimin mes tyre. Sipas mediave italiane bëhet me dije po mendohet t’i ofrojnë rinovimin për 2 vite.
Aktualisht palët kanë kontratë deri në fund të këtij sezonit. Gjasat janë që gjithçka mes tyre të përfundojë dhe trajneri italian të vazhdojë projektin për Romën e së ardhmes.
Poll