
Teuta mposhti Erzenin në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Durrsakët fituan 1-0 dhe kualifikohen me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Pas këtij kualifikimi Ledio Beqja theksoi për “Oversport” se:
"Ndeshje shumë e rëndësishme që arritëm në çerekfinale. Kukësi tashmë do të jetë kundërshtari ynë, ku ne do të bëjmë maksimumin për të vazhduar rrugën tonë. Kjo fitore na motivon shumë për të vazhduar në kampionat.
Kupa objektivi ynë dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur deri në fund.
Sigurisht se në kampionat do të bëjmë më shumë, pasi ne jemi aktualisht në zonën e ftohtë, por jam besimplotë për të bërë mirë. Do rikthehemi të fortë, aty ku e meritojmë”, ishin fjalët e Ledio Beqjat.
Poll