Nga Interi janë larguar lojtarë që nuk janë pjesë e planeve të Simone Inzghit për sezonin e ri. I fundit që ka ndarë rrugët me skuadrën italiane është Raoul Bellanova.
Nëpërmjër një postimi në rrjetet sociale lojtari zikaltër ka falënderuar Interin, ndërsa i ka konsideruar si një familje të madhe, por tashmë për të është kohë të vazhdojë të rritet.
“Faleminderi për këtë vit të mrekullueshëm të pasur me emocione. Në këtë familje të madhe, të përbërë nga kampionë kam mësuar shumë dhe mbështetja e tifozëve më ka ndihmuar të përballoj momentet e vështira. Këto zgjidhje janë të vështira... Por tani për mua është momenti të rritem më shumë dhe të arrij lart, Forca Inter”, ka shkruar 23-vjeçari.
Tashmë italiani do të nisë një aventurë të re te skuadra e Torinos, ku ka nënshkruar një kontratë për 4 vite, deri në qershor të 2027. Bellanova do të tentojë tashmë të jeto protagonist me torinezët.
[caption id="attachment_698904" align="alignnone" width="472"] Postimi i Bellanoves[/caption]