Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Bekim BALAJ e bën “sefte” i pari, rikthehet futbolli në Austri

Shkruar nga NEWSPORT
Bekim BALAJ e bën “sefte” i pari, rikthehet futbolli në

Shefi Ekzekutiv i Bundesligës Austriake, Kristian Ebenbauer ka deklaruar dje se është vendosur që të rikthehet futbolli. Duke shpresuar që situata të shkojë drejt stabilizimit, ai është shprehur se aktiviteti futbollistik do të rinisë në mesin e muajit maj.

Kësisoj, Bekim Balaj do të jetë një nga lojtarët e parë shqiptarë që do të zbresë në fushën e lojës pas një pause 2 mujore me fanelën e Shturm Gazit.

“Sigurisht, shëndeti është kryesor. Por nëse situata e përgjithshme është e duhura, natyrisht duam që të vazhdojmë turneun sa më shpejt që të jetë e mundur. Mendojmë se kampionati mund të rifillojë në gjysmën e muajit maj. Mbetet e vështirë të parashikojmë nëse do të jetë e mundur realisht, por jemi të bindur që mund t’ia dalim”, ka thënë Kristian Ebenbauer.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga