Do të jetë ose jo në fushë Kristal Abazaj kundër Partizanit? Kjo është pyetja që bëjnë tifozët. Por, njëkohësisht basti i Albano Aleksit i cili ka deklaruar se anësori i sulmit bardheblu do të luajë kundër të kuqve.
Së fundmi, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në “Air Albania”. Ai ka zbritur në fushë disa ditë përpara me uniformën e 26 herë kampionëve të Shqipërisë. Nuk dihet arsyeja, por me gjasë do të jetë pjesë e një spoti për rikuperimin e jashtëzakonshëm që pati.
26-vjeçari elbasanas pësoi një dëmtim gjatë një seance stërvitore duke krijuar jo pak panik në radhët e bardhebluve. Prej ditësh ka nisur stërvitjen me Tiranën dhe në derbin e kryeqytetit, mund të jetë “xholi” i kryeqytetasve për të fituar derbin me Partizanin.
[caption id="attachment_682713" align="alignnone" width="1194"] Postimi i Abazajt[/caption]