BASKETBOLL/ Rihapet gara për titullin kampion, Tirana mposht Besëlidhjen në “Asllan Rusi”
Shkruar nga NEWSPORT
U luajt sot në orën 19:30, ndeshja e tretë mes Tiranës dhe Besëlidhjes në finalet e Play-Off për të shpallur kampionin e Superligës për meshkuj. Bardheblutë kanë fituar ndeshjen e sotme me rezultatin 76-63 duke rihapur kështu garën për titullin kampion.
Një fitore e lezhianëve do të mbyllte parakohe përballjet por kryeqytetasit arritën të çojnë rezultatin e përgjithshëm në 2-1. Ditën e hënë, në sallën sportive “Feti Borova” do të luhet finalja e katërt ku bardheblutë do të provojnë të barazojnë fitoret dhe të shkojnë në finalen e pestë për përmbysjen e madhe.