
Vllaznia do të luajë sot ndeshjen e vlefshme për 1/4 të Kupës të Shqipërisë kundër ekipit te Kamzës në orën 18:00. Ka qenë klubi Shkodran që me anë te një postimi ne faqen zyrtare iu ka bërë me dije tifozëve që të jenë te pranishëm per te perkrahur ekipin e tyre. Në lajmërimin e kuqebluve thuhej:
“Sot ekipi i basketbollit “Vllaznia “luan ndeshjen cerekfinale te Kupes se Shqiperise kunder ekipit te Kamzes . Ndeshja zhvillohet në oren 18:00 në palestrën sportive ne Kamëz”.
Pritet me interes të shihet se si do të përfundojë ky takim, me Vllazninë që në këtë sezon sportiv do të tentojë të fitojë në çdo front.
Poll