
Milan u ndal nga Roma në sfidën e javës së 17-të të Serie A, një takim që u mbyll 2-2. Kuqezinjtgë humbasin kështu shansin t’i afrohen Napolit në krye të klasifikimit.
Por kapiteni i Milan, Daavide Calabria nuk e bën dramë, teksa ka një mesazh të gjatë për të gjithë tifozët dhe ambientin kuqezi.
“I zemëruar dhe i zhgënjyer me rezultatin përfundimtar. Në një moment historik gjithnjë e më të drejtuar nga media, ku domosdoshmërisht duhen krijuar probleme, më pëlqen gjithmonë të shikoj realitetin. Padyshim që e merituam fitoren, dështuam me disa detaje që i kemi analizuar tashmë dhe që do të përmirësohemi. Rruga është e përpjetë por kjo skuadër nuk ka frikë nga sfidat e mëdha. E kemi treguar gjithmonë, duke dalë në maksimumin tonë, në momentet më delikate, të bashkuar.
“Do të jetë një sezon edhe më i vështirë dhe emocionues, ne mezi presim të dalim në fushë për të vazhduar rrugën tonë sa më mirë. Ne do të japim gjithçka që mundemi, si gjithmonë, për të arritur të garojmë aty ku i përket këtij ekipi. Kokën lart dhe me shpejtësi të plotë përpara, sot edhe më shumë se kurrë Forza Milan”, ka shkruar ai.