
Flamurtari do të presë sot Partizanin për të zhvilluar takimin e javës së 17-të të kampionatit. Të dyja skuadrat kanë zhvilluar merkato të mirë, pasi në të dyja kampet ka pasur shumë hyrje-dalje, më së shumti te "Demat e Kuq".
Sot është dita e së vërtetës, pasi ë dy trajnerët do prezatojnë skuadrat e tyre të rinovuara në merkaton e janarit. Pak orë para takimit, është zbuluar dhe formacioni i mudshëm i të dyja ekipeve. Ndërkohë që në kampin vlonjat duket se janë më të qetë, te Partizani ka balotazh.
Në mbrojtje është Belica me Gojkoviçin në "luftë" për një vend si titullar, ndërsa konkurenca ekziston edhe në sum. Fili është "kokë më kokë" me Lukas Kardozon. Nuk dihet nëse Starova do t'iu besojë shumë apo jo sot prurjeve të reja, gjithçka pritet të mësohet kur skuadrat të kenë zbritur në fushën e blertë.
FORMACIONI I MUNDSHËM
Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Useini, Sidibe, Xhufo, Gafuri, Alvesh, Bushiç;
Trajner: Shpëtim Duro
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica (Gojkoviç), Atanda, Kotobelli, Batha, Telushi, Asani, Progni, Fili (Lukas), Bardhi;
Trajner: Sulejman Starova